Vendoshmëria e njerëzve për t’ju bashkuar metodave të rinovueshme energjitike është gjithmonë në rritje. Edhe pse benefitet e energjisë diellore janë të njohura, shpesh herë hasemi me polimika skeptike.
Në qoftë se po përpiqeni të bëni një impakt pozitiv në mjedis, biznes, apo në anen financiare është koha t’i bashkoheni trendit solar. Mos i lejoni mitet të ndryshojnë mendimin tuaja. Me PowerEnergy do të demaskojmë 5 mitet më të zakonshme mbi energjinë diellore.
Miti 1: Energjia diellore nuk mbulon të gjitha nevojat për konsum
Fakt: Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Aarhus, Danimarkë e gjithë kërkesa për elektricitet mund të mbulohet me vetëm 0.3% të zënies me panele të territorit botëror. Mjedise si shkretëtira, lugina, apo dhe zona tipike të Ekuatorit konsiderohen gjeneruesit më të mirë të elektricitetit.
Miti 2: Energjia diellore gjenerohet vetëm nën praninë e drejtpërdrejtë të diellit.
Fakt: Në qoftë se 2/3 e panelit është në hije, ai do të vazhdojë të gjenerojë energji. Panelet në “PoweEnergy land” gjenerojnë elektricitet dhe kur i gjithë objekti ndodhet në hije. Në shumicën e rasteve, nëpërmjet teknologjisë inovatore, njësitë fotovoltaike sintetizojnë “grimcat” më të vogla diellore duke e bërë jo gjithmonë të nevojshme për pajisjen të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e diellit.
