Të apasionuarit e inovacionit! A po kërkoni të krijoni një të ardhme të qëndrueshme? Epo, energjia diellore është përgjigjja. Jeta jonë është mjaft e lidhur me elektricitetin, që nga aparatët celular, ku mund të jeni duke lexuar në këto momente, deri tek industritë miliona dollarëshe, të gjitha kanë një zanafillë në ekzistencën e tyre: Elektricitetin.

Gjatë viteve të fundit mes kaosit global mbi krizat energjitike, ndotjes mjedisore dhe mungesën e resurseve, prodhimi i energjisë elektrike konsiderohet një tematikë e nxehtë.

Si blogu ynë i parë, do të jemi pakëz ekstra, ku do të japim një pasqyrë 360 gradë mbi burimin e çmuar të energjisë diellore.

Hallka e parë, si të shfrytezojmë energjinë diellore?

 

Energjia diellore, e falur nga natyra, cilësohet si shndërrimi i dritës së diellit në energji elektrike duke përdorur panele diellore. Panelet mund të instalohen në çati ose të montohen në tokë, ne rastin tone, ne “PowerEnergy land” numërohen disa mijëra metra katrorë siperfaqe të mbuluara me panele në të cilën fillon procesi kyç, ai i korrjes së energjisë . Nga ana teknike, energjia diellore përmban fotone, të cilat absorbohen nga qelizat e paneleve diellore, duke gjeneruar një fushë elektrike që shkakton një rrjedhje të energjisë elektrike në rrjet.

A e dini se? Kina është lideri në rank botëror për kapacitetet më të mëdha të paneleve diellore, me afro 200 GW.

Ekonomia botërore dhe mjedisi.

Agjencisa Ndërkombëtare e Energjisë deklaron se energjia diellore pritet të bëhet burimi më i madh global i energjisë elektrike deri në vitin 2050. Parashikohet se një rritje e tillë progresive do të krijojë rreth 700.000 vende pune në vit në fushat e prodhimit, instalimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve diellore.

Energjia diellore ofron një oportunitet për bizneset të lëvizin drejtë qëndrueshmërisë. Korporata të mëdha si Apple, Microsoft dhe Walmart janë zotuar të sigurojnë 100% të energjisë së tyre nga burime të rinovueshme. Indicie të tilla krijonë një ndikim pozitiv në mjedis dhe ekonomi duke reduktuar varësinë nga burimet e shterueshme.

Benefitet e përdorimit të energjisë diellore.

Pikë së pari, energjia diellore llogaritet si burimi kryesor i rinovueshëm në rank global. Një burim kaq i fuqishëm konsiderohet një xhevahir për shumë vende, në krye Shqipëria. Vendi ynë numëron 300 ditë të plota me diell në vit, ku një burim i tillë energjitik konsiderohet si mjaft beneficial.

Eco friendly.

Energjia diellore vlerësohet si burim jeshil energjie i cili nuk emeton gaze serrë. Studimet tregojnë se një burim i tillë redukton varësinë nga lëndët djegëse fosile dhe naftës, gjatë viteve të fundit gjurmët e karbonit janë ulur me 138 metra ton katrorë duke kontribuar në një mjedis më të shëndetshëm dhe të pastër për të gjithë.

Kurse.

Përdorimi i energjisë diellore është zgjidhja më tërheqëse për momentin. Përdoruesit shtëpiak dëshmojnë një reduktim në faturën e elektriciteti. Nga ana tjetër operatorët e bizneseve deklarojnë se mund t’i prodhojnë produktet më lirë, duke kontribuar në uljen e cmimeve në treg. 

1 Comment

  1. A WordPress Commenter August 22, 2023 at 2:52 pm

    Hi, this is a comment.
    To get started with moderating, editing, and deleting comments, please visit the Comments screen in the dashboard.
    Commenter avatars come from Gravatar.

    Reply

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *