Rreth Nesh

Fuqizohu me PowerEnergy

Në PowerEnergy, ne jemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme të energjisë elektrike për të fuqizuar individët, bizneset.

Aktiviteti ynë kryesor eshtë prodhimi, tregëtimi dhe furnizimi me energji ekektrike i bizneseve të mëdha, të vogla dhe për konsum individual me standardet më të larta ndërkombëtare.

Ekipi ynë i profesionistëve sjell ekspertizë në teknologjinë diellore, duke siguruar që klientët tanë të marrin zgjidhje të besueshme dhe të përshtatura për nevojat e tyre unike.

Ne besojmë në fuqinë transformuese të energjisë diellore për të krijuar të ardhme më të qëndrueshme. Angazhimi ynë për cilësinë dhe përmbushjes së nevojave të klientëve është i dukshëm në çdo projekt që ndërmarrim.

Që nga konsultimi fillestar ne punojmë ngushtë me klientët tanë, duke ofruar udhëzime të personalizuara dhe komunikim. Me çmimet më konkurruese në treg, PowerEnergy mundëson 24 orë diell në shtepinë tuaja.

Teknologjia e fundit fotovoltaike

Në “PowerEnergy land” panelet fotovoltaike (PV) përdoren për të prodhuar energji elektrike drejtpërdrejtë nga rrezet e diellit. Anatomia e pajisjeve PV-ve përbëhet nga qeliza të ndërlidhura të cilat prodhojnë elektricitet të një tensioni të caktuar. Njësitë e shumëfishta të PV-ve janë të përbëra nga silikoni kompakt kristalor te cilat prodhojnë rrymë në proporcion me nivelin e rrezatimit diellor. Në ketë mënyrë zhvillohet një ndër proceset kyçe të shëndërrimit të energjisë diellore në atë elektrike.

Në thelbin e tyre, pajisjet e PowerEnergy kanë përthithje të lartë të “grimcave” të diellit dhe prodhojnë në mënyrë efiçente energji elektrike, duke përmbushur nevojat e larta të kërkesës për energji elektrike nga burime të ripërtëritshme për tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Mjediset tona

FAQ

Çfarë ndodh me kontratën në rast transferimi të biznesit, shtëpisë?

Në rast se dëshironi të transferoni biznesin, apo shtëpinë tuaj, stafi ynë është gjithmonë në dispozicion për t'ju ndihmuar gjatë procesit. Ne ofrojmë shërbimin e kalimit të faciliteteve elektrike nga mjedisi i vjetër në atë të ri, duke thjeshtësuar procesin e zhvendosjes.

A është e sigurt të karikohen makinat elektrike me energjinë nga PowerEnergy?

Po! Përveç se elektriciteti i siguruar nga burime të ripërtëritshme është i sigurt për karikimin e batervie të makinave elektrike, ai qëndron si një ndër burimet më çmim konkuruese në treg, duke konkurruar drejtpërdrejtë burimet aktuale elektrike.

A transmeton elektriciteti i ardhur nga burimi diellor valë të dëmshme për shëndetin?

Mos u shqetësoni për shëndetin tuaj! Energjia e prodhuar nga panelet tona diellore është e sigurt dhe përputhet me standardet më të larta botërore për cilësi dhe siguri.

Dëshironi të bashkëpunojmë

Mos hezitoni të na kontaktoni në