Vendoshmëria e njerëzve për t’ju bashkuar metodave të rinovueshme energjitike është gjithmonë në rritje. Edhe pse benefitet e energjisë diellore janë të njohura, shpesh herë hasemi me polimika skeptike.

Në qoftë se po përpiqeni të bëni një impakt pozitiv në mjedis, biznes, apo në anen financiare është koha t’i bashkoheni trendit solar. Mos i lejoni mitet të ndryshojnë mendimin tuaja. Me PowerEnergy do të demaskojmë 5 mitet më të zakonshme mbi energjinë diellore. 

Miti 1: Energjia diellore nuk mbulon të gjitha nevojat për konsum

Fakt: Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Aarhus, Danimarkë e gjithë kërkesa për elektricitet mund të mbulohet me vetëm 0.3% të zënies me panele të territorit botëror. Mjedise si shkretëtira, lugina, apo dhe zona tipike të Ekuatorit konsiderohen gjeneruesit më të mirë të elektricitetit.

Miti 2: Energjia diellore gjenerohet vetëm nën praninë e drejtpërdrejtë të diellit.

Fakt: Në qoftë se 2/3 e panelit është në hije, ai do të vazhdojë të gjenerojë energji. Panelet në “PoweEnergy land” gjenerojnë elektricitet dhe kur i gjithë objekti ndodhet në hije. Në shumicën e rasteve, nëpërmjet teknologjisë inovatore, njësitë fotovoltaike sintetizojnë “grimcat” më të vogla diellore duke e bërë jo gjithmonë të nevojshme për pajisjen të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e diellit.

Miti 3: Sasia energjitike e prodhuar nga panelet diellore nuk është e mjaftueshme për pajisjet me kapacite të larta energjitike.

Fakt: Gjatë shëndërrimeve energjitike, panelët diellor kanë një eficencë prej 20%, e mjaftueshme për t’u përdorur nga pajisjet me fuqi minimale e deri tek pajisjet e tonazhit të rëndë. Është e vërtetë se burime si gazi natyror kanë një eficencë më të lartë me afro 40%, por shumica e energjisë së gjeneruar humbet përfundimisht në formën e nxhehtësisë. Energjia diellore nuk shfaq humbje të tilla duke e bërë ideale për konsum industrial dhe familjar.

Miti 4: Energjia solare aplikohet vetëm në vende të ngrohta.

Fakt: Energjia solare po ashtu prodhohet në kushte të ashpëra atmosferike; acarë, borë. Vende si Danimarka, Hollanda, Suedi, Norvegji kanë filluar implementim dhe prodhim në masë të energjisë elektrike nëpërmjet paneleve diellore. Panelet diellore mund të prodhojnë energji në të gjitha llojet e klimave, me të vetmin kusht, patjen e aksesit me diell.

Miti 5: Energjia diellore dëmton mjedisin. 

Fakt: E quajtur ndryshe si burimi jeshil. Energjia diellore nuk përbën asnjë dëm për mjedisin.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *